Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 180 datë 08.06.2011 - Universiteti “Aleksandër Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 180 datë 08.06.2011

Për Programin e Studimit të arsimit të lartë jouniversitar, profesional në:
1. INFORMATIKË PRAKTIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit të arsimit të lartë jouniversitar, profesional në “Informatikë Praktike” të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Fakulteti i Studimeve Profesionale, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit Jouniversitar, profesional në “Informatikë Praktike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të shihet mundësia e riorganizimit të stafit akademik përgjegjës për këtë program ku t’i jepet rëndësi jo vetëm kualifikimeve të tij por edhe fushës së përgjithshme e të veçantë të studimit të tyre në përputhje me këtë program studimi.
· Syllabuset të paraqesin të rejat më të fundit të zhvillimeve në fushën e informatikës.
· Praktika profesionale të detajohet për realizimin dhe të përcaktohen përgjegjësit e studentëve dhe të stafit gjatë zhvillimit të saj.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i studimit të arsimit të lartë Informatikë Praktike
jo universitar, Profesional: të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Zj. Anila Hoda; Z.Emil Lamani; Z. Vladimir Nika dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje