Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 181, datë 07.07.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BANKAR DHE FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 181, datë 07.07.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BANKAR DHE FINANCIAR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Bankar dhe Financiar”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 176, datë 26.04.2012

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 Vite/ 3 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 90 Kredite

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: Ofrohet nga vetë Institucioni

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master Profesionalnë “Menaxhim Bankar dhe Financiar”i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë si dhe kërkesat ligjore akademike.

2.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që brenda 6 muajve të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të përmirësojë raportin midis personelit akademik efektiv dhe personelit akademik me kontratë, si dhe të sigurojë mbulimin e ngarkesës mësimore nga stafi akademik efektiv të paktën deri në masën 70% të saj.

b.      Të hartohet një strategji afatgjatë për kualifikimin e mëtejshëm të stafit akademik efektiv.

c.       Të nxisë dhe sigurojë bashkëpunimin me Institucione të huaja të arsimit të lartë, në kuadër të shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik.

3.      Institucionit i rekomandohet riorganizimi i programit të studimit në përputhje me Ligjin 80/2015 “Për arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në IAL” në mënyrë që të jetë funksional.

4.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit Master Profesional në “Menaxhim Bankar dhe Financiar” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

5.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve dhe rekomandimit si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË