Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 181 datë 08.06.2011 - Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 181 datë 08.06.2011

Për Programin e Studimit të arsimit të lartë jouniversitar, profesional në:
1. TEKNOLOG LABURANT
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit të arsimit të lartë jouniversitar, profesional në “Teknolog Laburant” të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit Jouniversitar, profesional në “Teknolog Laburant”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Kohëzgjatja të jetë dy vite akademike.
·Të përfshihen edhe personel akademik i ftuar.
·Të shfrytëzohen tekste mësimore universitare, të botuara vitet e fundit për ato lëndë ku mungon literatura bazë në shqip.
·Të shtohet në kohë dhe në kredite praktika profesionale.
·Të rishikohen të dhënat e syllabuseve pasi ka mospërputhje midis të dhënave të paraqitura në planin mësimor dhe atyre në syllabus.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i studimit të arsimit të lartë Teknolog Laburant
jo universitar, Profesional: të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Zj. Anila Hoda; Z.Emil Lamani; Z. Vladimir Nika dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje