Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 182, datë 07.07.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TËPARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNES”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
Nr. 182, datë 07.07.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TËPARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNES”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznes”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Luarasi”.

VENDOSI

1.      Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi” i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimete vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 23, datë 19.01.2016, për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznes”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznes”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Luarasi” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 23, datë 19.01.2016. 

3.      Institucioni do të monitorohet nga APAAL dhe KA, përmes raportimit mbi cilësinë në vijim të stafit akademik efektiv dhe me kontratë çdo fillim dhe fund semestri akademik. Në varësi të rezultateve të këtij monitorimi, KA mund të rishikojëvendimin e tij.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Administrim Biznes”, i Shkollës së Lartë Universitare Private, “Luarasi”, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË