Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 184 datë 08.06.2011 - Universiteti “Ismail Qemali”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 184 datë 08.06.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (Bsc) në:
1. MARKETING
2. KONTABILITET
3. HISTORI GJEOGRAFI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet të Reja të Studimit, Bachelor në “Marketing”; Bachelor në “Kontabilitet” dhe Bachelor në “Histori Gjeografi”, të kërkuara nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Marketing”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të korrigjohet në disa lëndë literatura bazë dhe e rekomanduar, pasi jepet vetëm në gjuhë të huaj, pa treguar ndonjë tekst në gjuhën shqipe.
·Të paraqiten Cv-te e koncentruara të pedagogëve që do japin lëndët.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Kontabilitet”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të institucionalizohet bashkëpunimi me institucionet e tjera
·Të paraqiten të plota në përmbajtje dhe të rregullohen mospërputhjet në emërtim syllabuset e lëndëve/moduleve (Kalkulus për ekonomikun I-II/ Matematika I-II; Statistikë për ekonomik Probaliliteti dhe statistika për fakultetin e e konomisë, etj)
·Të përfshihen disiplina si “Teknika bankare” ose “Tregjet financiare” që do t’i shërbenin më drejtpërdrejt kontabilistëve të ardhshëm, në vend të disiplinave “Financat Ndërkombëtare” apo “Kontabilitet ndërkombëtar”.
·Të ndryshohen lektorët e lëndëve: “Kontabilitet ndërkombëtar”, “Financat Ndërkombëtare” të cilët nuk përputhen plotësisht me përvojën e tyre kërkimore.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bsc në “Histori Gjeografi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Marketing të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Kontabilitet të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Histori Gjeografi të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Zj. Anila Hoda; Z.Emil Lamani; Z. Vladimir Nika dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje