Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 185 datë 24.06.2011 - Universiteti Bujqësor i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 185 datë 24.06.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. BIOTEKNOLOGJI USHQIMORE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. CILËSIA DHE SIGURIA USHQIMORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Shkencave në “Bioteknologji Ushqimore” dhe Master Profesional në “Cilësia dhe Siguria Ushqimore” të kërkuar nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Bioteknologji Ushqimore”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të kalohen modulet “Toksikologjia Ushqimore”; “Sistemet e cilësisë dhe sigurisë Ushqimore” si lëndë me zgjedhje, pasi në bazë të programit të lëndës ajo nuk janë karakterizues për këtë program studimi.
· Të kalohen lëndët me zgjedhje “Teknologjitë e përparuara të prodhimit të produkteve ushqimore” dhe “Biokimia e produkteve të metabolizmit sekondar” në lëndë të detyruara.
· Të paraqitet i plotë dhe i qartë plani mësimor në lidhje me ngarkesën relative të moduleve bazuar dhe në tipin e veprimtarisë.
· Të paraqitet qartë ngarkesa mësimore në auditor dhe jashtë auditorit si dhe ajo midis formave të mësimdhënies për çdo lëndë/modul (leksione/laboratore/ seminare/ushtrime).
· Të bëhet një shpërndarje më e studiuar e ECTS-ve sipas lëndëve/moduleve bazuar edhe në tipin e veprimtarisë (lëndë bazë dhe karakterizuese të PS) nisur edhe nga praktika më e mirë kombëtare dhe ndërkombëtare.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Cilësia dhe Siguria Ushqimore të hapet
Institucioni aplikues Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, për programin e studimit: Msc në “Bioteknologji Ushqimore”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për programin e studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.