REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 186, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË DHE KONTABILITET”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë dhe kontabilitet”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
f) Kredite (ECTS): 180 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Anglisht
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Programi i studimit Bachelor në “Financë dhe kontabilitet”, i përmbush pjesërisht standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos që ky program studimi të hapet vetëm pasi të plotësojë mangësitë si më poshtë:
a. Të rishikohet në planin mësimor mospërputhja ndërmjet ngarkesës së lëndës dhe ngarkesës mësimore javore në mënyrë që të korrespondojnë orët gjithsej leksione dhe seminare me orët javore të tyre, si dhe të rishikohet një shpërndarje e krediteve në përputhje me karakteristikat e lëndëve për të reflektuar dhe diferencat dhe ndryshimet që ekzistojnë mes tyre.
b. Të merren masa që personeli akademik i brendshëm apo i jashtëm të jetë me kualifikimin e duhur.
c. Të ripunohen syllabuset e lëndëve të cilat janë të konceptuara në 2 module. Syllabuset e këtyre lëndëve duhet të konceptohen si syllabuse moduli dhe jo si syllabuse lënde duke konsideruar: kohëzgjatjen në 7.5 javë, numrin e reduktuar të temave, elementë të vlerësimit të studentëve të cilët ndryshojnë në lëndë të përbëra nga module krahasimisht me lëndë të thjeshta.