KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 187 datë 24.06.2011
Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Financë-Bankë” (3 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Administrim Biznesi” (3 vite akademike), të miratuara me VKM Nr.259, datë 27.02.2008, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimet e Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Financë-Bankë” (3 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Administrim Biznesi” (3 vite akademike), të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, të kryer në periudhën Tetor 2010 – Maj 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Me gjithë vlerësimet pozitive ka edhe disa sugjerime për të rritur nivelin e këtij institucioni, të cilat janë:
Për programin e studimit “Financë-Bankë”
1. Mungesa e eksperiencës të sjellë domosdoshmërisht pasurimin e saj me elmente të tjerë.
2. Metodologjia e ofruar për mësimdhënien të jetë ndërvepruese.
3. Sistemi organizativ kërkon një funksionim më të mirë të tij.
Për programin e studimit “Administrim Biznesi”
1. Të vihen në eficiencë me kohë të plotë të gjitha strukturat në drejtim të sistemit organizativ dhe funksionimit më të mirë të tij.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Financë-Bankë (3 vite akademike) të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Administrim Biznesi (3 vite akademike) të akreditohet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.