REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 188, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË DHE KONTABILITET ME PROFILE: FINANCË DHE BANKË; KONTABILITET DHE AUDITIM”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë dhe kontabilitet me profile: Financë dhe bankë; Kontabilitet dhe auditim”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Anglisht
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master i Shkencave në “Financë dhe kontabilitet me profile: Financë dhe bankë; Kontabilitet dhe auditim”, i përmbush pjesërisht standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos që ky program studimi të hapet vetëm pasi të plotësojë mangësitë si më poshtë:
a. Të plotësojë në përmbajtje të pothuajse të numrit më të madh të komponentëve për një program Master i Shkencave në Financë dhe Kontabilitet në dy profilet përkatëse.
b. Të përmbushë misionin dhe objektivat e programit Master i Shkencave në Financë Kontabilitet në dy profilet përkatëse.