KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 188 datë 24.06.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (Msc) në:
1. SHËRBIMET SOCIALE NË DREJTËSINË PENALE
2. ADMINISTRIM I ÇËSHTJEVE SOCIALE
3. STUDIME RAJONALE POLITIKE
4. ÇËSHTJE TË FËMIJËVE DHE FAMILJES
5. KOMUNIKIMI PËR NDRYSHIM SOCIAL DHE TË SJELLJES
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. PUNË SOCIALE E AVANCUAR, me profile:
a. Puna sociale në arsim
b. Puna sociale në shëndetësi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Shkencave dhe Master Profesional të kërkuara nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Shërbimet Sociale në Drejtësinë Penale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Administrim i Çështjeve Sociale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Studime Rajonale Politike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të paraqiten syllabuset e lëndëve “Gjuhë e Huaj e Rajonit të Europës Juglindore” dhe syllabuset e lëndëve me zgjedhje.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Çështje të fëmijëve dhe familjes”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Komunikimi për ndryshim social dhe të sjelljes”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Punë sociale e avancuar” me profile: Puna sociale në arsim; Puna sociale në shëndetësi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shërbimet Sociale në Drejtësinë Penale të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Administrim i Çështjeve Sociale të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Çështje të fëmijëve dhe familjes të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Komunikimi për ndryshim social dhe të sjelljes të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Punë sociale e avancuar, me profile:
a. Puna sociale në arsim
b. Puna sociale në shëndetësi
të hapet
Institucioni aplikues Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, për programin e studimit: M.Sc. në “Studime Rajonale Politike” pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për programin e studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.