REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 189, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI, ME PROFILE: INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE BIG DATA; RRJETET KOMPJUTERIKE DHE SIGURIA KIBERNITIKE; MULTIMEDIA-DIZAJN”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Anglisht
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master i Shkencave “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”, i përmbush pjesërisht standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos që ky program studimi të hapet vetëm pasi të plotësojë mangësitë si më poshtë:
a. Të korrigjohen mospërputhjet e aktiviteteve në planin mësimor dhe syllabuseve përkatëse përsa i përket orëve mësimore të lëndëve sipas formave të mësimdhënies si dhe të jepet ngarkesa në orë për projektin e parashikuar sipas planit mësimor.
b. Të realizohet një përkthim më i mirë në shqip i disa emërtimeve të lëndëve si dhe i terminologjisë së përdorur do të përmirësonte dokumentacionin e paraqitur.
c. Të rishikohet mbulimi i ngarkesës mësimore për rastin kur për 5 lëndë është parashikuar i njëjti pedagog.
d. Të jepen të dhëna për infrastrukturën në dispozicion të programit (informacion lidhur me: auditorët, laboratorët e duhur, bibliotekën, mjetet kompjuterike, etj.) si dhe për personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ në shërbim të programit të studimit.
e. Të jepen të dhënat për bashkëpunimet e mundshme për realizimin e praktikave mësimore.
f. Rekomandohet vendosja e një note mesatare minimale për pranimet.