Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 19, datë 30.01.2015

VENDIM
Nr. 19, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË



Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknologji Informacioni”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli” Korçë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite akademike / 3 semestra

f)       Kredite (ECTS): 90 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 30 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7





VENDOSI:



1.      Programi i studimit Master Profesional në “Teknologji Informacioni”, paraqet mangësi në dokumentacionin e aplikimit, nuk përmbush standardet shtetërore të cilësisë për kapacitetin e stafit akademik në raport me programet e studimit, llojshmërinë e tyre në rang fakulteti dhe pamundësinë për të ofruar kushte për studentë të rinj nisur nga treguesit aktualë të cilësisë në rang fakulteti.

2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Teknologji Informacioni” me elementët e mësipërm të mos hapet.