Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 190 datë 24.06.2011 - Universiteti “Ismail Qemali”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 190 datë 24.06.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. ADMINISTRIM BIZNESI
2. EKONOMIKS
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MËSIMDHËNIA E GJUHËS SHQIPE DHE LETËRSISË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet të Reja të Studimit, Master i Shkencave dhe Master Profesional të kërkuara nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Administrim Biznesi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ me argumentet:

  • Misioni dhe objektivat nuk jepen të qarta dhe të përshtatshme për këtë program studimi.
  • Nuk është paraqitur tregu i potencial i punës për të diplomuarit në këtë program studimi.
  • Nuk janë përfshirë lëndë si Biznes ndërkombëtar; Ligje biznesi apo disa lëndë me zgjedhje, të cilat i përshtaten tregut lokal të punës.
  • Kreditet e Tezës së diplomës nuk janë parashikuar dhe ndarë sipas Udhëzimit të MASH.
  • Lista e diplomave të paraqitura nuk është e përshtatshme, pasi studentët e degëve të Matematikës, Statistikës dhe Inxhinierisë që të regjistrohen në këtë program u nevojiten plotësime shtesë.
  • Syllabuset e lëndëve nuk janë paraqitur me të gjithë elementet e tyre përkatës.
  • Emërtimi i lëndës Analiza sasiore në menaxhim duhet të jetë Metoda kërkimi biznesi, pasi program përfshin metodat cilësore e sasiore.
  • Në shumicën e syllabuseve mungon literatura ndihmëse dhe në literaturën bazë mungon viti i botimit.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Ekonomiks”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të paraqitet në shumicën e syllabuseve viti i botimit të literaturës bazë.
  • Të përshtatet literatura e lëndën “Financa Publike” pasi ajo e paraqitur nuk përputhet me përmbajtjen e lëndës.
  • Të rishikohen të gjitha syllabuset e lëndëve në mënyrë që ato të përmbajnë të gjithë elementët përbërës të tyre.

3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Programi i studimit të plotësohet me një ose dy disilpina në drejtim të përmbajtjes, jo thjesht mësimdhënia siç emërtohet, por aftësimi në vision të gjerë profesional për gjuhë dhe letërsi për arsimin bazë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Administrim Biznesi
të mos hapet
Institucioni aplikues Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për programet e studimit: M.Sc. në “Ekonomiks” dhe MP në “Mësimdhënia e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për programet e studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për miratimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.