Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 196, datë 17.10.2016 MBI VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË DHE KONTABILITET ME PROFILE: FINANCË DHE BANKË; KONTABILITET DHE AUDITIM”, TË SHKOLLA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
VENDIM
Nr. 196, datë 17.10.2016
  
MBI
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË DHE KONTABILITET ME PROFILE: FINANCË DHE BANKË; KONTABILITET DHE AUDITIM”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë dhe kontabilitet me profile: Financë dhe bankë; Kontabilitet dhe auditim”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimit: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: anglisht

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

 
VENDOSI

1.      Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 188 datë 07.07.2016, për programin e studimit, Master i Shkencave në “Financë dhe kontabilitet me profile: Financë dhe bankë; Kontabilitet dhe auditim”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë dhe kontabilitet me profile: Financë dhe bankë; Kontabilitet dhe auditim”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Financë dhe kontabilitet me profile: Financë dhe bankë; Kontabilitet dhe auditim”, i Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, të hapet.

 

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË