Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 197, datë 17.10.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE” TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
 VENDIM
 
Nr. 197, datë 17.10.2016
 
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE” TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuardhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca politike”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 2365 prot, datë 12/04/2006*

d)     Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 288, datë 04.09.2009*

e)      Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

f)       Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike

g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

h)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

i)        Forma e studimit: Me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme

j)        Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

 
VENDOSI

1.      Programi i studimit, Bachelor në “Shkenca politike” i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësimin pozitiv, me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Në kushtet e mbingarkesës mësimore të stafit akademik, të rishikohet ulja e kësaj ngarkese dhe të parashikohen veprimtaritë e kërkimit shkencor.

b.      Të sigurohet edhe literatura elektronike me tituj relevant për programin e studimit.

c.       Të përmirësohen format e kontrollit të njohurive për vlerësimin e studentëve.

d.      Të përmirësohet shpërndarja e krediteve (ECTS) dhe orëve brenda disa moduleve.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Shkenca politike”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, për programin e studimit, Bachelor në “Shkenca politike”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit.

5.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

 

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË