Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 197 datë 24.06.2011 - SHLUP “Justicia”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 197 datë 24.06.2011


Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. E DREJTË PRIVATE, me profile:
a. E Drejtë Biznesi
b. E Drejtë Tregtare
2. JURIST NË ADMINISTRATË
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË CIVILE
2. E DREJTË PUBLIKE DHE POLITIKAT PUBLIKE
3. E DREJTË PENALE DHE SHKENCAT PENALE
4. STUDIME NË TË DREJTËN EVROPIANE
5. MËSUESI NË DREJTIM DHE ADMINISTRIM ARSIMI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master Profesional dhe Master i Shkencave të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Justicia”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “E Drejtë Private, me profile: E Drejtë Biznesi, E Drejtë Tregtare”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të saktësohet titulli dhe emërtimi i këtij programi studimi.
  • Të qartësohet ndarja në semestra dhe llogaritja e orëve mësimore në auditor dhe jashtë auditorit.
  • Të qartësohet literatura e detyrueshme duke mos u koncentuar vetëm rreth botimeve apo teksteve të njohura të fushës. Literatura e detyruar duhet të jetë në gjuhën shqipe meqënëse ky program studimi është në gjuhën shqipe.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Jurist në Administratë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të saktësohet titulli dhe emërtimi i këtij programi studimi.
  • Të qartësohet ndarja në semestra dhe llogaritja e orëve mësimore në auditor dhe jashtë auditorit.
  • Të qartësohet literatura e detyrueshme duke mos u koncentuar vetëm rreth botimeve apo teksteve të njohura të fushës. Literatura e detyruar duhet të jetë në gjuhën shqipe meqënëse ky program studimi është në gjuhën shqipe.

3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “E Drejtë Civile”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të rregullohet kohëzgjatja e studimit për studentët me kohë të pjesshme.
  • Të vendosen pikat e kontaktit për të krijuar një bashkëpunim me depertamentet përkatëse në Fakultetet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
  • Të përmirësohet niveli i gjuhës angleze në mënyrë që literatura e përcaktuar vetëm në këtë gjuhë e vendosur në disa syllabuse të ketë mundësi të shfrytëzohet nga studentët.
  • Të përcaktohen fushat e studimit për studentët që do të pranohen në këtë program studimi.
  • Të parashikohet literaturë në gjuhën shqipe në disa syllabuse.
  • Lënda “Shkrim ligjor i avancuar” është dhënë në nivelin Bachelor dhe literatura e rekomanduar në gjuhën angleze është e vështirë për t’u përvetësuar nga studentët të cilët kanë këtë nivel gjuhe.

4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “E Drejtë Publike dhe Politikat publike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të rregullohet kohëzgjatja e programit të studimit e ndarë në vite/semestra për studentët me kohë të pjesshme.
  • Në kriteret specifike të pranimit të studentëve për gjuhën e huaj të paraqitet vetëm kërkesa sipas Udhëzimit të MASh.
  • Të vendosen pikat e kontaktit për të krijuar një bashkëpunim me depertamentet përkatëse në Fakultetet e tjera të vendit dhe jashtë.
  • Të përmirësohet përzgjedhja e personelit akademik që do të mbulojnë lëndët, duke shmangur pedagogë të rinj që kanë vetëm nivelin Master.
  • Lënda “Shkrim ligjor i avancuar” është dhënë në nivelin Bachelor dhe literatura e rekomanduar në gjuhën angleze është e vështirë për t’u përvetësuar nga studentët të cilët kanë këtë nivel gjuhe.

5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “E Drejtë Penale dhe Shkencat Penale”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të rregullohet kohëzgjatja e studimit për studentët me kohë të pjesshme.
  • Të vendosen pikat e kontaktit për të krijuar një bashkëpunim me departamentet përkatëse në fakultetet e tjera të vendit dhe jashtë.
  • Të përmirësohet niveli i gjuhës angleze në mënyrë që literatura e përcaktuar vetëm në këtë gjuhë e vendosur në disa syllabuse të ketë mundësi të shfrytëzohet nga studentët.
  • Të përcaktohet koefiçenti staf i brendshëm dhe i jashtëm për këtë program studimi.
  • Të rritet numri i personelit akademik të brendshëm si dhe të përputhet grada e personelit akademik me nivelin e këtij programi studimi.

6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Studime në të drejtën Evropiane”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Institucioni në zbatimin konkret të planit mësimor të shikojë mundësinë për të pasuruar kurrikulën me tema të së drejtës private europiane.
  • Të qartësohet ndarja e stafit akademik sipas nivelit dhe kualifikimeve.
  • Të qartësohet literatura e detyrueshme duke u koncentuar rreth botimeve apo teksteve të njohura të fushës. Literatura e detyruar duhet të jetë në gjuhën shqipe meqënëse ky program studimi është në gjuhën shqipe.

7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.sc në “Mësuesi në drejtim dhe Administrim Arsimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mësuesi në Drejtim dhe Administrim Arsimi të hapet
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Justicia”, për programet e studimit: MP në “Jurist në Administratë”; MP në “E Drejtë Private, me profile: E Drejtë Biznesi, E Drejtë Tregtare”; M.Sc. në “E Drejtë Civile”, M.Sc. në “E Drejtë Penale dhe Shkencat Penale”; M.Sc. në “E Drejtë Publike dhe Politikat publike” dhe M.Sc. në “Studime në të drejtën Evropiane”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.