Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 198 datë 24.06.2011 - SHLUP “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 198 datë 24.06.2011


Për riorganizimin e Programeve të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë në Bachelor të Shkollës së Lartë Private “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programeve të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë në: Shkenca Politike; Marrëdhënie Ndërkombëtare; Ekonomi në Bachelor në: Shkenca Politike dhe Administrative me 2 profile: Shkenca Politike, Administratë Publike; Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci; Shkenca Ekonomike me 3 profile: Administrim Biznesi; Financë, Bankë dhe Kontabilitet; Biznes dhe Ligj, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me 2 profile: Shkenca Politike; Administratë Publike, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të qartësohet mënyra se si ndodh dhe cilat janë modulet/lëndët për organizimin dhe ndarjen në profile të programit të studimit.
  • Të paraqiten një bërthamë tekstesh bazë (në gjuhën shqipe) dhe ndihmëse.
  • Programi të orientohet nga konteksti dhe tradita e zhvillimit të shkencave politike në Shqipëri. Për këtë sugjerohet që profilizimi për adiministratën publike të bëhet më i qartë ose të konceptohet si një studim i mëtejshëm në një program master i shkencave apo profesional. Përndryshe bazuar mbi rekomandimet e Procesit të Bolonjës programet me dy profile duhet të jenë dy-disiplinore e jo brenda një disipline.

2. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Shkenca Ekonomike”, me 3 profile: Administrim Biznesi; Financë, Bankë dhe Kontabilitet; Biznes dhe Ligj, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Bachelor në Shkenca Ekonomike, me profile:
a. Administrim Biznesi
b. Financë, Bankë dhe Kontabilitet
c. Biznes dhe Ligj
miratohet i riorganizuar
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”, për programin e studimit: Bsc në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me 2 profile: Shkenca Politike; Administratë Publike, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për programin e studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për miratimin e riorganizimit të programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.