REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 199, datë 17.10.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “KONTABILITET FINANCË”, TË AKADEMISË PROFESIONALE TË BIZNESIT
Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master i shkencave në “Kontabilitet Financë”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 277, datë 02.07.2012
d) Institucioni që e ofron:Akademia Profesionale e Biznesit
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
g) Kredite (ECTS): 120 Kredite
h) Forma e studimit: Me kohë të plotë
i) Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL
j) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Programi i studimit, Master i shkencave në “Kontabilitet Financë”, i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv, me rekomandimet e mëposhtme:
a. Të përmirësohet raporti i komponentit të mësimdhënies me ate të kërkimit shkencor, në drejtim të ruajtjes dhe përmirësimit të këtij të fundit edhe përmes bashkëpunimit me Institucione homologe jashtë vendit.
b. Të pasurohet fondi i literaturës për këtë program studimi dhe të sigurohet literatura shtesë, sikurse përcaktohet në syllabuset e lendëve.
c. Të aplikohen kritere shtesë në hyrje, për studentët aplikant në këtë cikël studimi.
d. Të raportohen dhe publikohen rezultatet e vlerësimit të brendshëm të cilësisë edhe në faqen Web.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Master i shkencave në “Kontabilitet Financë”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË