KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 20 datë 19.06.2009
Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë: DOKTORATURË në :
“MJEKËSI VETERINARE”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë (Dr) në “Mjekësi Veterinare”, të kërkuar nga Fakulteti i Mjekësisë Vetërinare, Universiteti Bujqësor i Kamzës, bazuar në Raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Mjekësi Veterinare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv dhe rekomandon që Institucioni aplikues të plotësojë në mënyrë të detajuar literaturën bazë dhe atë ndihmëse.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Mjekësi Veterinare”, të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT