Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 200, datë 17.10.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË AKADEMISË PROFESIONALE TË BIZNESIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
VENDIM
 
Nr. 200, datë 17.10.2016
 
PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË AKADEMISË PROFESIONALE TË BIZNESIT

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i shkencave në “Menaxhim biznesi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 277, datë 02.07.2012

d)     Institucioni që e ofron: Akademia Profesionale e Biznesit

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite

h)      Forma e studimit: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7


VENDOSI

1.      Programi i studimit, Master i shkencave në “Menaxhim biznesi”, i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv, me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Të pasurohet më tej biblioteka, vecanërisht me literaturë shtesë në mbështetje të këtij programi studimi.

b.      Të konsolidohen e diversifikohen mundësitë e financimit duke rritur dhe numrin e bashkëpunimeve me projekte kërkimore brënda e jashtë vendit.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i shkencave në “Menaxhim biznesi”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË