Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 200 datë 24.06.2011 - SHLUP “Illyria”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 200 datë 24.06.2011


Për riorganizimin e Programeve mësimore për programet e studimit DNP/Bsc “Shkenca Politike” (3 vite akademike) dhe DNP/Bsc “Drejtësi” (4 vite akademike) të miratura me VKM Nr. 1360, datë 10.10.2008, të Shkollës së Lartë Private “Illyria”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për riorganizimin e programeve mësimore për Programet e Studimit, DNP/Bsc “Shkenca Politike” (3 vite akademike) dhe DNP/Bsc “Drejtësi” (4 vite akademike) të miratura me VKM Nr. 1360, datë 10.10.2008, të Shkollës së Lartë Private “Illyria”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Riorganizimi i programeve mësimore për Programin e Studimit, DNP/Bsc “Shkenca Politike” (3 vite akademike), përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Riorganizimi i programeve mësimore për Programin e Studimit, DNP/Bsc “Drejtësi” (4 vite akademike), përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin që Institucioni të paraqesë një argumentim mbi arsyet e domosdoshmërisë së ndryshimeve të propozuara në kurrikul.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Shkenca Politike (3 vite akademike)
miratohet i riorganizuar.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në Drejtësi (4 vite akademike)
miratohet i riorganizuar.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Arjan XHELAJ Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.