Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 201, datë 17.10.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT EPOKA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
 VENDIM
 
Nr. 201, datë 17.10.2016
 
 PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT EPOKA

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Doktoratë në “Inxhinieri kompjuterike”

b)      Cikli i studimit: Cikli i tretë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.565 datë 19.11.2012*

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Privat Epoka

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite

g)      Kredite (ECTS): 60 Kredite

h)      Forma e studimit: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat Epoka

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

 
VENDOSI

1.      Programi i studimit Doktoratë në “Inxhinieri kompjuterike” i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë, doktoratë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv, me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Të rritet pjesëmarrja e studentëve të doktoraturës në projekte kërkimore shkencore dhe cilësia e botimeve shkencore.

b.      Universiteti duhet të rezervojë më shumë burime financiare në lidhje me punën kërkimore, konferencat dhe në botimet e artikujve shkencorë.

c.       Të rritet përfshirja e studentëve të doktoraturës në veprimtaritë mësimore të Universitetit.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Inxhinieri kompjuterike”  me elementët e mësipërm, të akreditohet.

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË