Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 201 datë 24.06.2011 - Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 201 datë 24.06.2011


Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. STUDIME NË FUSHËN E SIGURISË DHE TË MBROJTJES
Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. STUDIME NË FUSHËN E SIGURISË DHE TË MBROJTJES
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuara nga Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Studime në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Studime në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Studime në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Studime në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Arjan XHELAJ Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.