Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 203, datë 18.11.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË ME PROFILE: ARKITEKT; BIO-ARKITEKT; ARKITEKT-RESTAURUES; ARKITEKT-INXHINIER; ARKITEKT-INTERIER”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË A

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 203, datë 18.11.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË ME PROFILE: ARKITEKT; BIO-ARKITEKT; ARKITEKT-RESTAURUES; ARKITEKT-INXHINIER; ARKITEKT-INTERIER”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË “UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Program i integruar studimi i ciklit të dytë Master i Shkencave në “Arkitekturë, me profile: Arkitekt; Bio-Arkitekt; Arkitekt-Restaurues; Arkitekt-Inxhinier; Arkitekt-Interier”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
f)       Kredite (ECTS): 300 ECTS
g)      Forma e studimit: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik:  10-30 studentë
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
 
VENDOSI:

1.      Programi i integruar i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Arkitekturë, me profile: Arkitekt; Bio-Arkitekt; Arkitekt-Restaurues; Arkitekt-Inxhinier; Arkitekt-Interier”, i përmbush standardet e cilësisë.

2.      Për gjithë sa më sipër, KA jep vlerësim pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i integruar i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Arkitekturë, me profile: Arkitekt; Bio-Arkitekt; Arkitekt-Restaurues; Arkitekt-Inxhinier; Arkitekt-Interier” me elementët e mësipërm të hapet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË