Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 202 datë 24.06.2011 - SHLUP “Kristal”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 203 datë 29.07.2011


Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. DREJTËSI
2. E DREJTË BIZNESI
3. EKONOMI, me profile:
a. Banka dhe Institucione Bankare
b. Administrim Biznes
c. Financë Kontabilitet
Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. KONTABILITET FINANCË
2. MENAXHIM BIZNESI
Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË PENALE
2. E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Biznes dhe Ligj”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Drejtësi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet: Të shikohet mundësia që lëndët shumë të rëndësishme të kenë më shumë kredite ECTS; të përputhen dhe të qartësohen të dhënat për ndarjen e lëndëve sipas veprimtarive formuese; literatura të paraqitet e ndarë në atë bazë dhe ndihmëse në të gjitha syllabuset; të rregullohen mospërputhjet për orë/ECTS të paraqitura në planin mësimor dhe syllabus; të përputhet fusha akademike e përgjithshme dhe e veçantë e pedagogut që do të zhvillojë lëndët.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “E Drejtë Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet: Të përputhet numri total i provimeve sipas Udhëzimeve të MASh; të paraqiten të dhëna për ECTS dhe orët në auditor/jashtë auditorit për tezën e diplomës; të përmirësohet shpëndarja e ngarkesës mësimore për praktikën mësimore në përputhje me kriteret e Udhëzimit Nr.15 të MASh; të paraqiten të dhëna për ndarjen e lëndëve sipas veprimtarive formuese; të plotësohen syllabuset me literaturë bazë/ndihmëse, ngarkesën me ECTS dhe të përmirësohen mospërputhjet e orëve/ECTS me ato të paraqitura në planin mësimor; të përputhet fusha akademike e përgjithshme dhe e veçantë e pedagogut që do të zhvillojë lëndët.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Ekonomi” me profile: Banka dhe Institucione Bankare; Administrim Biznes; Financë Kontabilitet, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Kontabilitet Financë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Menaxhim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “E Drejtë Penale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Drejtësi
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në E Drejtë Biznesi
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomi, me profile:
a. Banka dhe Institucione Bankare
b. Administrim Biznes
c. Financë Kontabilitet
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Kontabilitet Financë të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Menaxhim Biznesi të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Penale të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Civile dhe Tregtare të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z.Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje