Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 204, datë 18.11.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA JURIDIKE ME PROFILE: E DREJTË PENALE DHE KRIMINOLOGJI; E DREJTË TREGTARE”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 204, datë 18.11.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA JURIDIKE ME PROFILE: E DREJTË PENALE DHE KRIMINOLOGJI; E DREJTË TREGTARE”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin  e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca juridike me profile: E Drejtë Penale dhe Kriminologji; E Drejtë Tregtare”*
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 549, datë 11.11.2011
d)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
g)      Kredite (ECTS): 120 ECTS
h)      Forma e studimit: Me kohë të plotë
i)       Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

* Vetëm këto dy profile të këtij programi studimi kanë qenë objekt i këtij vlerësimi. Dy profilet e tjera nuk janë aktivizuar asnjëherë që prej licensimit.

VENDOSI:

1.      Programi i studimit, Master i Shkencave në “Shkenca juridike me profile: E Drejtë Penale dhe Kriminologji; E Drejtë Tregtare”, i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim pozitiv, me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Përmirësimin në vijim të literaturës në funksion të këtij programi studimi.

b.      Ndërmarrjen e proceseve të cilësisë që lidhen me vlerësimin dhe përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në këtë program studimi.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Shkenca juridike me profile: E Drejtë Penale dhe Kriminologji; E Drejtë Tregtare”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” duhet të sigurojë që standardet e cilësisë, mbi bazën e të cilave është dhënë vlerësimi pozitiv për këtë program studimi, të sigurohen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit.

5.       Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË