REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 205, datë 18.11.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË-KONTABILITET”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Kontabilitet”
b) Cikli i studimit: Cikli i Parë
c) Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 2365 prot, datë 12/04/2006
d) Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 288, datë 04.09.2009
e) Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
f) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
g) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
h) Kredite (ECTS): 180 ECTS
i) Forma e studimit: Me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme
j) Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Programi i studimit, Bachelor në “Financë-Kontabilitet” i përmbush pjesërisht “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep për këtë program studimi vlerësim pozitiv me kusht që Institucioni brenda 6 muajve nga akti zyrtar i akreditimit të plotësojë kushtet si më poshtë:
a. Plani mësimor në mënyrën si paraqitet për Institucionin dhe veçanërisht për studentët, duhet të jetë më i detajuar, i plotësuar me të gjithë elementët e tij dhe lehtësisht i kuptueshëm nga studentët në lidhje me mundësitë që ai ofron për formimin bazë dhe profilet.
b. Institucioni duhet të marrë masa në vijim për përmirësimin e kualifikimit akademik veçanërisht për përgjegjësit e lëndëve/moduleve.
c. Të saktësohet dhe plotësohet dokumentacioni që lidhet me rezultatet e përparimit dhe detyrimeve të studentëve për gjatë gjithë viteve të studimit.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor “Financë-Kontabilitet”, me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË