Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 211 datë 29.07.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 211 datë 29.07.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1. GAZETARI – KOMUNIKIM
2. SOCIOLOGJI – ANTROPOLOGJI SOCIALE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. SHKENCA EDUKIMI, me profile:
a. Studime Pedagogjike
b. Proceset edukativo-formuese
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. INFORMATIKË E APLIKUAR, me profile:
a. Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh
b. Bazë të dhënash
c. Informatikë sociale
2. MESUESI
3. PSIKOLOGJI, me profile:
a. Psikologji zhvillimi në moshë të hershme
b. Psikologji shkollore
4. SOCIOLOGJI E APLIKUAR, me profile:
a. Anketim social-politik
b. Anketim tregu
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 152 datë 18.02.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Gazetari - Komunikim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Sociologji – Antropologji Sociale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Shkenca Edukimi”, me profile: Studime Pedagogjike; Proceset edukativo-formuese, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Informatikë e aplikuar”, me profile: Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh; Bazë të dhënash; Informatikë sociale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Mësuesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Psikologji”, me profile: Psikologji zhvillimi në moshë të hershme; Psikologji shkollore, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Pedagogët duhet të kenë kualifikimin dhe përvojë profesionale të specializuar në fushën e psikologjisë, për lëndë tepër specifike në fushën e psikologjisë si p.sh “Rritja dhe zhvillimi njerëzor” dhe “Teknikat e këshillimit”.
Literatura e rekomanduar është vetëm në gjuhë të huaj ndërkohë që studimet do të zhvillohen në gjuhën shqipe. Të përcaktohet se çfarë do t’u jepet studentëve në gjuhën shqipe dhe si do të sigurohet literatura në gjuhë të huaj për secilin student. Edhe nëse Programi nuk njeh apo nuk konsideron literaturën aktuale në gjuhën shqipe, pra tekste dhe botime të tjera në fushën e psikologjisë shkollore, të fëmijës dhe adoleshentëve, ai nuk është i përgatitur të ofrojë literaturë në shqip, meqenëse gjuha shqipe do të jetë gjuha e Programit.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Sociologji e Aplikuar”, me profile: Anketim social-politik; Anketim tregu, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Gazetari - Komunikim
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Sociologji – Antropologji Sociale
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca Edukimi, me profile:
a. Studime Pedagogjike
b. Proceset edukativo-formuese
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Informatikë e aplikuar, me profile:
a. Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh
b. Bazë të dhënash
c. Informatikë sociale
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Sociologji e Aplikuar, me profile:
a. Anketim social-politik
b. Anketim tregu
të hapet
Institucioni aplikues “Universiteti Europian i Tiranës”, për programin e studimit MP në “Psikologji”, me profile: Psikologji zhvillimi në moshë të hershme; Psikologji shkollore, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.