Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 218, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 218, datë 16.12.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”
VENDOSI:
1.      Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, i ka plotësuar kushtet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 398, datë 22.07.2016, ndryshuar me Urdhërin e Ministrit dhe Sportit Nr. 470, datë 19.09.2016, për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim përfundimtar pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 398, datë 22.07.2016, ndryshuar me Urdhërin e Ministrit dhe Sportit Nr. 470, datë 19.09.2016.

3.      Institucioni do të monitorohet nga APAAL dhe KA në lidhje me qëndrueshmërinë e përmirësimeve të reflektuara në kuadër të plotësimit të kushteve dhe ruajtjen në vijim të standardeve akademike për këtë program studimi. Për këtë qëllim, IAL, duhet të raportojë pranë APAAL brenda vitit akademik 2016-2017.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Infermieri”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, të akreditohet.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË