Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 220 datë 29.07.2011 - Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 220 datë 29.07.2011

Programi i Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktor (Dr.) në:
1. FUSHËN E SIGURISË DHE TË MBROJTJES
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit Doktoraturë, të kërkuar nga Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

·Të qartësohet lapsusi në planin mësimor “Provë finale”.

·Të bëhet një strukturim lëndësh në përshtatje me nivelin e programit të studimit.

·Të parashikohen dhe të hartohen marrëveshje bashkëpunime me NATO-n në funksion të programit të studimit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë, për programin e studimit: Doktoraturë në “Fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.