Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 228 datë 16.09.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 228 datë 16.09.2011

Për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare “Universiteti Europian i Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare “Universiteti Europian i Tiranës”, të kërkuar me shkresë Nr. 4481/1 Prot, datë 01.09.2011 dhe duke patur parasysh dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 5, neni 41, neni 42, arrin në përfundim se:
Shkolla e Lartë Universitare “Universiteti Europian i Tiranës” përbëhet nga 3 Fakultete: Fakulteti Ekonomik; Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit dhe Fakulteti Juridik, me strukturë të plotë organizative me nga 3 njësi bazë secili dhe së paku 21 anëtarë të brendshëm, nga të cilët jo më pak se 3 anëtarë të çdo njësie bazë janë me grada dhe tituj.
Shkolla e Lartë Universitare “Universiteti Europian i Tiranës” ofron programe të licensuara dhe të akredituara në të tre ciklet e studimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare “Universiteti Europian i Tiranës” në Universiteti Europian i Tiranës.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________