VENDIM
Nr. 23, datë 31.01.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI””
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të riorganizimit me elementët:
a) Institucioni i Arsimit të lartë/Universiteti: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
b) Fakultetet: Fakultetit Ekonomik dhe Fakulteti Juridik
c) Departamentet:
i. Fakulteti Ekonomik
a. Departamenti Financë Bankë
b. Departamenti Administrim Biznesi
c. Departamenti i Ekonomiksit
ii. Fakulteti Juridik
a. Departameni i së Drejtës Penale
b. Departameni i së Drejtës Civile
c. Departameni i së Drejtës Publike
VENDOSI:
1. Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”, i përmbush standardet shtetërore të cilësisë për riorganizimin institucional të tij në dy njësitë kryesore, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Juridik.
2. Për sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit të miratoj riorganizimin institucional të Shkollës së Lartë Universitare Private “Luarasi” në dy njësi kryesore, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Juridik.