Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 231 datë 16.09.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 231 datë 16.09.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. INFERMIERI KLINIKE
2. INFERMIERI PEDIATRIE
3. INFERMIERI KIRURGJIKALE
4. INFERMIERI GERIATRIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 195 datë 24.06.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga ShLP Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Infermieri Klinike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Infermieri Pediatrie”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Infermieri Kirurgjikale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Infermieri Geriatrike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Klinike të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Pediatrie të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Geriatrike të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________