Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 232 datë 16.09.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 232 datë 16.09.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. JURIST NË ADMINISTRATË
2. E DREJTË PRIVATE, me profile:
a. E Drejtë Biznesi
b. E Drejtë Tregtare
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË CIVILE
2. E DREJTË PENALE DHE SHKENCAT PENALE
3. E DREJTË PUBLIKE DHE POLITIKAT PUBLIKE
4. STUDIME NË TË DREJTËN EUROPIANE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 197 datë 24.06.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Justicia”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Jurist në Administratë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “E Drejtë Private, me profile: E Drejtë Biznesi; E Drejtë Tregtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “E Drejtë Civile”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “E Drejtë Penale dhe Shkencat Penale” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “E Drejtë Publike dhe Politikat Publike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Studime në të Drejtën Europiane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Jurist në Administratë të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në E Drejtë Private, me profile:
a. E Drejtë Biznesi
b. E Drejtë Tregtare
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Civile të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Penale dhe Shkencat Penale të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Publike dhe Politikat Publike të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Studime në të Drejtën Europiane të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________