Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 235 datë 16.09.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 235 datë 16.09.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. FINANCË
2. DREJTËSI
3. INFERMIERI
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 209 datë 29.07.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Talenti”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Financë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqiten kontratat apo marrëveshjet me institucione të tjera të Arsimit të Lartë apo me institucione të tjera të pretenduara.
· Të shtohet pesha e disiplinave financiare meqenëse ky PS është Bachelor në financë si psh: “Drejtimi financiar ndërkombëtar”, “Teknika bankare” duke hequr ndonjë tjetër që nuk është aq pranë specialitetit si psh: “Sociologji”, “Biznes ndërkombëtar” apo “Mikroekonomi e ndërmjetme”. Kjo e fundit duket se mund të përfshihej më shumë në nivelin e dytë të studimeve (ndofta edhe Paraja dhe Banka).
· Për lëndët kryesore të specialitetit si psh: ato të kontabilitetit dhe të financës duhet të zënë vend më shumë detyrat e kursit ku ato janë shumë më të nevojshme se sa në lëndët: Parimet e marketingut, E drejtë biznesi, Sociologji, etj.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Drejtësi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Drejtësi të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Infermieri të hapet
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Universiteti Talenti”, për programin e studimit Bachelor në “Financë”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________