Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 239 datë 16.09.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 239 datë 16.09.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. PSIKOLOGJI
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. KËSHILLIM PSIKOLOGJIK DHE PSIKOTERAPI POZITIVE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 152 datë 18.02.2011, të Programit të ri të studimit “Bsc në Psikologji” dhe plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 206 datë 29.07.2011, të Programit të ri të studimit “M.Sc. Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Psikologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
·Të paraqitet qartë forma e studimit dhe emërtimi i programit të studimit si Master i Shkencave pasi nuk përshtatet me programin e studimit, sepse nuk plotëson kërkesën e Ligjit nr. 10307, datë 22.07.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH” të ndryshuar”, neni 15, paragrafi 1.2.1 i nenit 26 të ndryshuar, pika a) “programet e studimeve të ciklit të dytë i pajisin të diplomuarit, që zotërojnë diplomën universitare “bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti”. Pjesa e fundit e këtij paragrafi “trajnim për kërkim shkencor” nuk plotësohet. Ky program studimi nuk ofron mundësira dhe hapësira qoftë edhe elementare për njohjen e metodave dhe instrumentave e teknikave të kërkimit. Asnjë lëndë nuk e ofron këtë.
·Të paraqiten të dhëna për përbërjen dhe kualifikimin e anëtarëve të Komitetit Shkencor.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Psikologji të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________