Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 24, datë 30.01.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT JOUNIVERSITAR NË DIPLOMË PROFESIONALE “HIDROTEKNIK UJËSJELLËS KANALIZIME”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

VENDIM
Nr. 24, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT JOUNIVERSITAR NË DIPLOMË PROFESIONALE “HIDROTEKNIK UJËSJELLËS KANALIZIME”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Diplomë profesionale në “Hidroteknik Ujësjellës Kanalizime”

b)      Cikli i studimit: Diplomë dyvjeçare Jouniversitare

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Studimeve Profesionale

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite akademike / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 15 – 30 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 5





VENDOSI:



1.      Programi i studimit Diplomë Profesionale në “Hidroteknik Ujësjellës Kanalizime”, paraqet mangësi në dokumentacionin e aplikimit dhe të dhënat që lidhen me praktikën mësimore, nuk përmbush standardet shtetërore të cilësisë për infrastrukturën mbështetëse, kapacitetin e stafit akademik në raport me programet e studimit që ofron dhe numrin e studentëve në rang fakulteti.

2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Diplomë Profesionale në “Hidroteknik Ujësjellës Kanalizime” me elementët e mësipërm të mos hapet.