Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 241 datë 16.09.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 241 datë 16.09.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc) në:
1. INXHINIERI MEKATRONIKE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc) në:
1. INXHINIERI MEKATRONIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 135 datë 21.01.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuara nga ShLUP “UFO University”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Inxhinieri Mekatronike” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të plotësohet programi me disiplina/module të fushës së mekanikës, për të krijuar një raport më të ekuilibruar me njohuritë e fushës së elektronikës dhe informatikës, në përshtatje me objektivat e këtij formimi inxhinierik.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Inxhinieri Mekatronike” përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave do të jepet vlerësimi përfundimtar:
Kushtet:
· Të plotësohet personeli akademik, sepse në gjendjen e paraqitur rezulton se ky personel, në mënyrë masive, nuk plotëson kërkesat e nivelit të kualifikimit të nevojshëm dhe, për rrjedhojë, nuk jep garanci për realizimin e programit.
· Të vendoset një raport më i balancuar ndërmjet fushave bazë të formimit: mekanikës, elektronikës, elektroteknikës, informatikës.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Mekatronike
të hapet
Institucioni aplikues “Ufo University”, për programin e studimit: M.Sc. në “Inxhinieri Mekatronike”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________