Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 25, datë 27.03.2015 MBI RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “MARIN BARLETI”

VENDIM
Nr. 25, datë 27.03.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “MARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të riorganizimit institucional me elementët:

a)      Institucioni i Arsimit të lartë/Universiteti: Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”
b)      Fakultetet: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
c)      Departamentet:
     i.            Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
a.       Departamenti i Drejtësisë
b.      Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimi
c.       Departamenti i Shkencave Politike
d.      Instituti Shqiptar i Çështjeve Publike
e.       Instituti i Edukimit “Barleti”
   ii.            Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
a.       Departamenti i Ekonomisë dhe Financës
b.      Departamenti Biznes, Menaxhim, Turizëm
c.       Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave kompjuterike
d.      Instituti i Kërkim zhvillimit “Barleti”

VENDOSI:

1.      Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”, i përmbush standardet shtetërore të cilësisë për riorganizimin institucional në dy njësitë kryesore, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë.
2.      Për sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit të miratoj riorganizimin institucional të Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti” me dy njësi kryesore: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë.
3.      Programet e studimit sipas dy njësive kryesore, jepen si më poshtë:
                    i.            Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike:
1.      Bsc Drejtësi
2.      Bsc Psikologji
3.      Bsc Sociologji
4.      Bsc Edukim Fizik dhe Sporte
5.      Bsc Gjuhë Angleze
6.      Bsc Gjuhë Gjermane
7.      Bsc Gjuhë Frënge
8.      Bsc Shkenca Politike
9.      MP Shkenca Juridike, me profile:
a)E Drejtë Publike
b)                  E Drejtë Biznesi
10.  MP Shkenca Politike, me profile:
a)Administrim Publik
b)                  Lidership
c)Gazetari ekonomike
d)                 Komunikim Publik
11.  MP Edukim, me profile:
a)Mësimdhënie dhe të Nxënit
b)                  Administrim i Arsimit
12.  MP Psikologji Ligjore
13.  MP Sociologji Zhvillimi, me profile:
a)Zhvillim Social Komunitar
b)                  Zhvillim Ekonomik dhe Studim Tregu
14.  MSh Komunikim, me profile:
a)Studime në Gazetari
b)                  Komunikim/Studime në Gazetari Ndërkombëtare
c)Komunikim/Marrëdhënie me Publikun nivel ndërkombëtare
15.  MSh Sociologji Zhvillimi Komunitar
16.  MSh Shkenca Juridike, me profile:
a)E Drejtë Publike
b)                  E Drejtë Penale dhe Kriminologji
c)E Drejtë Tregtare
d)                 E Drejtë e Pronësisë Intelektuale
17.  MSh Administrim Publik, me profile:
a)Administrativ Ligjor
b)                  Administrativ Ekonomik
18.  MSh Studime Evropiane, me profile:
a)Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomaci
b)                  Politikat Evropiane dhe Administrim Publik
c)Studime Ekonomike Evropiane
d)                 E Drejtë Europiane
19.  Dr Studime Ndërkombëtare për Familjen dhe Komunitetin (Universitetin Clemson pranë ShLUP “Marin Barleti”)
               ii.               Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë:
1.      Bsc Financë Kontabilitet
2.      Bsc Financë, Bankë, Sigurime
3.      Bsc Kontabilitet, Auditim, Taksa
4.      Bsc Menaxhim Biznesi
5.      Bsc Administrim Biznesi
6.      Bsc Menaxhim
7.      Bsc Biznes
8.      Bsc Informatikë e Aplikuar
9.      Bsc Inxhinieri Sistemesh dhe Programesh Kompjuterike, me profile:
a)Inxhinieri Softuerike
b)                  Menaxhim i Databazave
c)Multimedia Dizajn dhe Zhvillim
d)                 Komunikim Digjital
e)Inxhinieri Rrjeti
10.  Bsc Matematikë Administrim
11.  Bsc Matematikë - Financë
12.  MP Administrim Biznesi, me profile:
a)Financë Kontabilitet
b)                  Shërbime Bankare dhe Financiare
c)Prona të Paluajtshme dhe Sigurime
d)                 Lidership dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore
e)Marketing dhe Menaxhim Operacionesh
13.  MP Menaxhim Transporti dhe Logjistikë
14.  MP Projektues në Arkitekturë të Qëndrueshme
15.  MP Arkitekturë me profile:
a)Interier
b)                  Industriale
c)Peizazh i Territorit Urbanistik Logjistik
16.  MSh Kontabilitet – Financë, me profile:
a)Menaxhim Financiar
b)                  Shërbimeve Bankare dhe Financiare
c)Taksimi dhe Ligji
d)                 Kontabilitet
17.  MSh Menaxhim Biznesi, me profile:
a)Logjistikë dhe Menaxhim Operacional
b)                  Marketing Strategjik
c)Menaxhim i Burimeve Njerëzore
d)                 Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
18.  MSh Arkitekturë

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË