Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 254 datë 16.09.2011 - Universiteti “Fan S. Noli”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 254 datë 16.09.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. MARKETING
2. MËSIMDHËNIE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master Profesional, të kërkuara nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Marketing”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqitet totali i orëve në auditor dhe jashtë auditorit, dhe të ndara sipas formave të mësimdhënies.
· Orët mësimore në auditor për Praktikën profesionale dhe Tezën e Diplomës të paraqiten në përputhje me Udhëzimet e MASh.
· Syllabuset e lëndëve të plotësohen me detyrimet e studentit për lëndën.
· Në syllabusin “Sistemet e Informacionit” të paraqitet literaturë ndihëmëse.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Mësimdhënie”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të paraqiten CV e personelit akademik që do të angazhohen në mësimdhënie dhe të përcaktohet personeli akademik me kohë të plotë apo të pjesshme.
· Të pasqyrohen marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet ku do të zhvillohet praktika profesionale.
· Në të gjithë syllabuset e lëndëve/moduleve të paraqitet literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse si dhe mënyra e vlerësimit të studentëve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësimdhënie të hapet
Institucioni aplikues Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, për programin e studimit: MP në “Marketing”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimit të programit të mësipërm.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT