KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 256 datë 16.09.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. SHKENCA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE, me profile:
a. Politika Sociale
b. Administratë publike
c. Qeverisje vendore
2. MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE, me profile:
a. Studime Mesdhetare
b. Studime Europiane
3. ADMINISTRIM BIZNESI
4. MENAXHIM BIZNESI, me profile:
a. Menaxhim Turizmi
b. Menaxhimi i pasurisë së paluajtshme
c. Menaxhim arti
d. Menaxhim shëndeti
e. Menaxhim arsimi
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
2. SHKENCA POLITIKE
3. FINANCË BANKË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Shkenca politike dhe administrative, me profile: Politika Sociale; Administratë publike; Qeverisje vendore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Institucioni të paraqesë një studim tregu.
· Institucioni duhet te paraqese te dhena nese eshtë apo jo i bazuar ky program studimi në një konceptim elastik që lejon lëvizshmëri akademikë brenda dhe jashtë vendit. trasferimeve
· Institucioni, në lidhje me literaturën që shoqëron çdo syllabus, të vëre tekstet në gjuhën angleze në dispozicion të studentëve, ndërsa tekstet në gjuhën italiane duhen të hiqen pasi për këta studentë nuk kërkohet me detyrim njohja e gjuhes italiane.
· Institucioni të specifikojë që studentët e këtij programi studimi deri në diplomim duhet të realizojnë provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
· Institucioni të deklarojë mjedisin dhe fasilitetet për realizimin e këtij programi studimi.
· Institucioni të deklarojë se ku do të zhvillohet praktika si dhe të japë të dhëna mbi marrëveshjet e bashkëpunimit.
· Të paraqitet lista e personelit akademik të ndarë në efektiv dhe me kontratë si dhe me kualifikimin përkatës.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, me profile: Studime Mesdhetare; Studime Europiane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të bëhet e mundur që ky program studimi, Master Profesional, të dallohet qartazi nga Masteri i Shkencave dhe vetëm në numrin e krediteve dhe lëndëve që lidhen me kohëzgjatjen.
· Të paraqitet një reference konkrete me praktikat ndërkombëtare se si ndërtohet Masteri profesional.
· Të artikulohet më qartë aspekti aplikativ në të gjithë elementët e mësimdhënies kuluar me qarte.
· Lëndët mësimore dhe literatura duhet të jenë më në fizionomi me mënyrën më të konturuar me aspektin profesional.
· Të paraqitet lista e personelit akademik të ndarë në efektiv dhe me kontratë si dhe me kualifikimin përkatës.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Literature bazë dhe ndihmëse të paraqitet e kombinuar në gjuhë të huaj dhe në gjuhën shqipe për ato lëndë për të cilat ka literaturë të mjaftueshme.
· Të specikohen më mirë kriteret e pranimet për ata student të cilët vijnë nga fusha të tjera jo ekonomike, si psh: Gazetari, Shkenca sociale, Shkenca Politike etj si dhe kriteret specifike nëse ka.
· Të paraqitet lista e personelit akademik të ndarë në efektiv dhe me kontratë si dhe me kualifikimin përkatës.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Menaxhim Biznesi, me profile: Menaxhim Turizmi; Menaxhimi i pasurisë së paluajtshme; Menaxhim arti; Menaxhim shëndeti; Menaxhim arsimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të përfshihen në këtë program studimi problematikat e marrëdhënieve ndërkombëtare si Globalizmi, Eco-Friendly Revolution, etj.
· Të përmirësohet literature me autorë të pas viteve 2000.
· Të organizohet më mirë raporti autorë të huaj dhe autorë shqiptarë.
· Të bëhet e mundur që format e komunikimit dhe produkti shkencor i studentëve të dalë nga instrumentalizimi klasik.
· Të gjendet një reference me praktikat e reja ndërkombëtare.
· Të paraqitet lista e personelit akademik të ndarë në efektiv dhe me kontratë si dhe me kualifikimin përkatës.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Shkenca Politike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të paraqiten fushat e pranimit në këtë program studimi.
· Të paraqiten të dhëna për mjediset dhe fasilitetet.
· Të paraqiten bashkëpunime për realizimin e praktikave mësimore.
· Të paraqitet lista e personelit akademik të ndarë në efektiv dhe me kontratë si dhe me kualifikimin përkatës.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Financë Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative, me profile:
a. Politika Sociale
b. Administratë publike
c. Qeverisje vendore
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me profile:
a. Studime Mesdhetare
b. Studime Europiane
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profile:
a. Menaxhim Turizmi
b. Menaxhimi i pasurisë së paluajtshme
c. Menaxhim arti
d. Menaxhim shëndeti
e. Menaxhim arsimi
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Shkenca Politike të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Financë Bankë të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT