Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 258 datë 16.09.2011 - Universiteti “Luigj Gurakuqi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 258 datë 16.09.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. MËSUESI PËR LËNDËT EDUKIM FIZIK DHE SPORTE
2. MËSUESI PËR LËNDËT GJUHË SHQIPE E LETËRSI
3. MËSUESI PËR LËNDËT BIOLOGJI E KIMI
4. MËSUESI PËR LËNDËN E GJUHËS ANGLEZE
5. MËSUESI PËR LËNDËN E GJUHËS ITALIANE
6. MËSUESI PËR LËNDËN E GJUHËS GJERMANE
7. MËSUESI PËR LËNDËT MATEMATIKË E FIZIKË
8. MËSUESI PËR LËNDËT MATEMATIKË E INFORMATIKË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master Profesional të kërkuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Mësuesi për lëndët Edukim Fizik dhe Sporte”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP “Mësuesi për lëndët Gjuhë Shqipe e Letërsi” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të rregullohen mospërputhjet midis planit mësimor dhe syllabusit për lëndët “Histori e zhvillimit të letërsisë”  dhe “Didaktikë e gjuhës shqipe”.
· Të plotësohet dosja e programit të studimit me të dhëna mbi stafin akademik si dhe të korrigjohen elementët e ndonjë disipline.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Mësuesi për lëndët Biologji dhe Kimi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentat:
· Plani mësimor i paraqitur nuk garanton arsimim dhe trajnim profesional në përputhje me tregun e punës në fushën e biologjisë dhe kimisë për arsye se: në planin mësimor, për lëndët e kimisë dhe biologjisë nuk parashikohet asnjë orë mësimore për laboratore apo ushtrime, por vetëm teori (leksione) dhe seminare.
· Modulet/lëndët për biologji dhe kimi, në të gjithë planin me 90 ETCS, kanë vetëm 29 ETCS dhe kurrikula e tyre përshkruan tema që është e pamundur të mos jenë zhvilluar në nivelin e parë Bachelor.
· Mungojnë të dhënat për kriteret dhe kushtet për regjistrimin, përzgjedhjen dhe transferimin e studentëve
· Strukturimi i lëndëve/moduleve nuk i pergjigjet objektivave formuese dhe emërtimit të diplomës.
· Plani mësimor është dhënë i plotë dhe i qartë, duke përfshirë edhe ngarkesën relative për çdo lëndë, por pa të dhëna për programin e studimit, nuk mund të gjykohet për përshtatshmëri me programin e studimit.
· Mungojnë laboratorët dhe ushtrimet (për modulin biologji dhe kimi), si dhe raporti i ulët i ETCS për lëndët/modulet e specialitetit (biologji-kimi) në krahasim me ato formuese, nuk përputhet me praktikat më te mira kombëtare dhe ndërkombëtare.
· Në aktivitetet formuese në auditor ka raporti të ulët të ETCS për lëndët/ modulet e specialitetit (biologji-kimi) në masën 28 ETCS dhe rreth 40 për modulet formuese.
· Në një pjesë të moduleve ka mungesa dhe mospërputhje me planin mësimor.
· Programet e lëndëve/moduleve nuk janë të përshtatshme dhe në koherencë me objektivat formuese dhe ato të PS në tërësi, sepse në programet e paraqitura (disa mungojnë) paraqiten tema, që është e pamundur të mos jenë zhvilluar në Bachelor.
· Mungojnë CV e pedagogëve.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “ Mësuesi për lëndën e Gjuhës Angleze”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “ Mësuesi për lëndën e Gjuhës Italiane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “ Mësuesi për lëndën e Gjuhës Gjermane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “ Mësuesi për lëndët Matematikë dhe Fizikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të paraqitet organizimi i programit të studimit si dhe platforma e bashkëpunimit me institucionet e tjera për realizimin e programit të studimit.
· Të prezantohet qartë rëndësia e këtij programi studimi dhe tregu kryesor i punës.
· Të paraqitet rregullorja e funksionimit dhe kriteret e përzgjedhjes së studentëve.
· Të plotësohen syllabuset e të gjitha lëndëve dhe kurrikulat e pedagogëve që mbulojnë lëndët përkatëse.
· Të rivlerësohet shpërndarja e ECTS-ve sipas veprimtarive formuese në mënyrë që veprimtaritë e grupuara në kategoritë Praktika/Stazhi të përfaqësohen me një numër më të lartë të ECTS.
· Të paraqitet ngarkesa mësimore jashtë auditorit, duke patur parasysh që kjo ngarkesë të zërë një raport më të madh se ngarkesa mësimore në auditor.
· Të rishikohet grupi i lëndëve me zgjedhje.
8. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “ Mësuesi për lëndët Matematikë dhe Informatikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
· Të paraqitet organizimi i programit të studimit si dhe platforma e bashkëpunimit me institucionet e tjera për realizimin e programit të studimit.
· Të prezantohet qartë rëndësia e këtij programi studimi dhe tregu kryesor i punës.
· Të paraqitet rregullorja e funksionimit dhe kriteret e përzgjedhjes së studentëve.
· Të plotësohen syllabuset e të gjitha lëndëve dhe kurrikulat e pedagogëve që mbulojnë lëndët përkatëse.
· Të rivlerësohet shpërndarja e ECTS-ve sipas veprimtarive formuese në mënyrë që veprimtaritë e grupuara në kategoritë Praktika/Stazhi të përfaqësohen me një numër më të lartë të ECTS.
· Të paraqitet ngarkesa mësimore jashtë auditorit, duke patur parasysh që kjo ngarkesë të zërë një raport më të madh se ngarkesa mësimore në auditor.
· Të rishikohet grupi i lëndëve me zgjedhje.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi për lëndët Edukim Fizik dhe Sporte të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi për lëndët Gjuhë Shqipe e Letërsi të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi për lëndët Biologji dhe Kimi të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi për lëndën e Gjuhës Angleze të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi për lëndën e Gjuhës Italiane të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi për lëndën e Gjuhës Gjermane të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi për lëndët Matematikë dhe Fizikë të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi për lëndët Matematikë dhe Informatikë të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT