VENDIM
Nr. 26,datë 27.03.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI, NË HISTORI GJEOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi, Histori - Gjeografi”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli” Korçë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra
f) Kredite (ECTS): 90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 – 40 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi, Histori - Gjeografi”, i përmbush standardet e cilësisë që lidhen me stafin e mjaftueshëm akademik dhe me shkallën e kualifikimit të tij për realizimin e programit të studimit.
2. Për gjithë sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi, Histori – Gjeografi” me elementët e mësipërm, të hapet në përputhje me sa më poshtë:
a. Emërtimi i programit të studimit të saktësohet në Master Profesional “Mësuesi në Histori – Gjeografi”
b. Të përputhen saktësisht ngarkesa në orë mësimore midis planit mësimor dhe atyre të parashikuara në syllabuse sipas formave të mësimdhënies, për çdo lëndë, modul sipas formateve të posaçme.
c. Orët e praktikës profesionale të përfshihen në orët në auditor.
d. Të realizohet një studimi i tregut të punës, për të parë nevojat e tregut të punës në Rajonin e Korçës.
e. Të realizohet marrëveshja e bashkëpunimit me Drejtorinë Arsimore Rajonale për praktikën profesionale.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË