Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 259 datë 16.09.2011 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 259 datë 16.09.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. E DREJTË CIVILE
2. E DREJTË PENALE
3. E DREJTË PUBLIKE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. DREJTËSI, me profile:
a. Civile
b. Penale
c. Publike
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e reja të Studimit, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “E Drejtë Civile”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
·Të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm që duhet të shoqërojë këtë program studimit (Relacioni; Formati aplikimit dhe rregullorja)
·Të paraqiten syllabuset e lëndëve të cilat mungojnë si: “E drejtë private Europiane”; “E Drejtë biznesi”; “E Drejta e konkurencës (lëndë me zgjedhje)”; “E Drejta e profesioneve të lira (lëndë me zgjedhje)”; “E Drejta europiane e Korporatave (lëndë me zgjedhje”; “E drejta tregtare (lëndë me zgjedhje)”.
·Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera të deklaruara.
·Të paraqitet plani mësimor duke pasqyruar ndarjen e ngarkesës mësimore në auditor dhe jashtë auditorit.
·Të realizohet një shpërndarje jo e barabartë e sasive të ECTS për leksione dhe serminare, duke mos ruajtur gjithmonë raportin 3/1  për të gjitha lëndët.
·Të përshtatet shpërndarja e krediteve me praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare.
·Të paraqitet tabela e ndarjes së lëndëve/moduleve në disiplina bazë, të formimit të specializuar, si dhe të kërkimit shkencor.
·Të paraqitet një strukturë e qartë e programit të studimit duke mos përsëritur dijet nga njëra lëndë tek tjetra, në mënyrë që studenti të realizojë një studim të pavarur.
·Të paraqitet literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse, në ato lëndë ku mungon, të pasurohet në mënyrë që të mos përmbajë vetëm akte ligjore dhe nënligjore dhe të jetë e aksesueshme nga studentët.
·Të strukturohen programet e lëndëve në mënyrë që studenti të sigurojë një formim të integruar dhe bashkëkohor.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “E Drejtë Penale”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
·Të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm që duhet të shoqërojë këtë program studimit (Misioni dhe objektivat; Relacioni;  Formati aplikimit dhe rregullorja)
·Të paraqiten në planin mësimor orët në auditor përkundrejt krediteve për praktikën mësimore.
·Të paraqitet literatura ndihmëse në lëndët “E Drejta penale informatike” dhe “Psikologji juridike e avancuar”.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “E Drejtë Publike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
·Të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm që duhet të shoqërojë këtë program studimit (Misioni dhe objektivat; Relacioni; Formati aplikimit dhe rregullorja).
·Të paraqiten në planin mësimor orët në auditor përkundrejt krediteve për praktikën mësimore.
·Të paraqitet literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse për syllabuset si: “Shteti i së drejtës”; Sistemi Normativ në RSH dhe kontrolli kushtetues i normave”; “Metodat e kërkimit shkencor”.
·Të rregullohen mospërputhjet e ECTS midis planit mësimor dhe syllabuseve dhe emërtimet e ciklit të studimit.
·Të paraqiten syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët e tyre përbërës.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Drejtësi me profil: Civile”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
·Të paraqitet misioni dhe objektivat që duhet të shoqërojë këtë program studimi.
·Të sigurohen marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera publike dhe private, nisur nga natyra e programit të studimit.
·Të përcaktohet tregu potencial i punës për programin e studimit.
·Të parashikohen veprimtari individuale ose kolektike të studentit për të përdorur dhe realizuar metodat e kërkimit shkencor.
·Të përmirësohet strukturimi i lëndëve/moduleve në raport me objektivin formues dhe emërtimin e diplomës, pasi miksimi i njohurieve në tre fusha, civile, penale dhe publike nuk është një ndërthurje adekuate dhe të saktë, ku lëndët e trungut japin një formin shumë të gjerë, dhe pa lidhje me profilin e diplomës.
·Të paraqiten mënyrat e realizimit të praktikës mësimore.
·Të paraqitet plani mësimor duke pasqyruar ndarjen e ngarkesës mësimore në auditor dhe jashtë auditorit, në mënyrë që realizohet studim i pavarur, reflektim e analizë nga ana e studentit.
·Të rikonceptohet programi i studimit në mënyrë që lëndët e trungut të kenë një koherencë me lëndët e formimit të posaçëm, të sigurohet një konceptim elastik për të lejuar lëvizshmërinë akademike brenda dhe jashtë vendit.
·Të rregullohen syllabuset e lëndëve pasi paraqitet një përsëritje e njohurive të ciklit të parë.
·Të paraqitet tabela e ndarjes së lëndëve/moduleve në disiplina bazë, të formimit të specializuar, si dhe të kërkimit shkencor.
·Të rregullohet sasia e ECTS për Tezën e Diplomës pasi nuk permbush kriterin e parashikuar nga neni 26, pika 1.2.1 (b) e ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 ”Per arsimin e larte”, i ndryshuar.
·Të rregullohen mospërputhjet e ECTS midis planit mësimor dhe syllabuseve.
·Të paraqiten syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët e tyre përbërës.
·Të përshtaten programet e lëndëve/moduleve me objektivat formues të parashikuar në çdo syllabus.
·Të paraqitet literaturë e cila është e aksesueshme nga studentët, në lëndët si: “E drejta europiane e konsumatorit”; “E drejta civile e krahasuar”; “E drejta sociale europiane”; “E drejta e pronësisë intelektuale”; “E drejta private europiane” dhe “E drejta ndërkombëtarë e punës”;
·Të strukturohen programet e lëndëve si “E drejtë civile”; “E drejtë familjare” dhe “Procedurë civile”në mënyrë që studenti të sigurojë një formim të integruar dhe bashkëkohor.
5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Drejtësi me profil: Publike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
·Të paraqitet misioni dhe objektivat që duhet të shoqërojë këtë program studimi.
·Të sigurohen marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera publike dhe private, nisur nga natyra e programit të studimit.
·Të përcaktohet tregu potencial i punës për programin e studimit.
·Të parashikohen veprimtari individuale ose kolektike të studentit për të përdorur dhe realizuar metodat e kërkimit shkencor.
·Të përmirësohet strukturimi i lëndëve/moduleve në raport me objektivin formues dhe emërtimin e diplomës, pasi miksimi i njohurieve në tre fusha, civile, penale dhe publike nuk është një ndërthurje adekuate dhe të saktë, ku lëndët e trungut japin një formin shumë të gjerë, dhe pa lidhje me profilin e diplomës.
·Të paraqiten mënyrat e realizimit të praktikës mësimore.
·Të paraqitet plani mësimor duke pasqyruar ndarjen e ngarkesës mësimore në auditor dhe jashtë auditorit, në mënyrë që realizohet studim i pavarur, reflektim e analizë nga ana e studentit.
·Të rikonceptohet programi i studimit në mënyrë që lëndët e trungut të kenë një koherencë me lëndët e formimit të posaçëm, të sigurohet  një konceptim elastik për të lejuar lëvizshmërinë akademike brenda dhe jashtë vendit.
·Të paraqitet tabela e ndarjes së lëndëve/moduleve në disiplina bazë, të formimit të specializuar, si dhe të kërkimit shkencor.
·Të rregullohet sasia e ECTS për Tezën e Diplomës pasi nuk permbush kriterin e parashikuar nga neni 26, pika 1.2.1 (b) e ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 ”Per arsimin e larte”, ndryshuar.
·Të rregullohen mospërputhjet e ECTS midis planit mësimor dhe syllabuseve.
·Të paraqiten syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët e tyre përbërës.
·Të paraqitet literaturë e cila është e aksesueshme nga studentët, në lëndët si: “E drejta publike europiane”; “Mekanizmat kombëtar dhe ndërkombëtar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”; “E drejta kushtetuese dhe
 institucionet politike”; etj.
·Të strukturohen programet e lëndëve si “E drejtë krahasuar”; “E drejta kushtetuese dhe institucionet politike” në mënyrë që studenti të sigurojë një formim të integruar dhe bashkëkohor.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Drejtësi me profil: Penale”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
·Të paraqitet misioni dhe objektivat që duhet të shoqërojë këtë program studimi.
·Të sigurohen marrëveshje bashkëpunimi me institucione të tjera publike dhe private, nisur nga natyra e programit të studimit.
·Të përcaktohet tregu potencial i punës për programin e studimit.
·Të parashikohen veprimtari individuale ose kolektike të studentit për të përdorur dhe realizuar metodat e kërkimti shkencor.
·Të përmirësohet strukturimi i lëndëve/moduleve në raport me objektivin formues dhe emërtimin e diplomës, pasi miksimi i njohurieve në tre fusha, civile, penale dhe publike nuk është një ndërthurje adekuate dhe të saktë, ku lëndët e trungut japin një formin shumë të gjerë, dhe pa lidhje me profilin e diplomës.
·Të paraqiten mënyrat e realizimit të praktikës mësimore.
·Të paraqitet plani mësimor duke pasqyruar ndarjen e ngarkesës mësimore në auditor dhe jashtë auditorit, në mënyrë që realizohet studim i pavarur, reflektim e analizë nga ana e studentit.
·Të rikonceptohet programi i studimit në mënyrë që lëndët e trungut të kenë një koherencë me lëndët e formimit të posaçëm, të sigurohet një konceptim elastik për të lejuar lëvizshmërinë akademike brenda dhe jashtë vendit.
·Të paraqitet tabela e ndarjes së lëndëve/moduleve në disiplina bazë, të formimit të specializuar, si dhe të kërkimit shkencor.
·Të rregullohet sasia e ECTS për Tezën e Diplomës pasi nuk permbush kriterin e parashikuar nga neni 26, pika 1.2.1 (b) e ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007 ”Per arsimin e larte”, ndryshuar.
·Të rregullohen mospërputhjet e ECTS midis planit mësimor dhe syllabuseve.
·Të paraqiten syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët e tyre përbërës.
·Të plotësohen syllabuset e lëndëve me literatura adekuate dhe të përshtatshme për t’u gjetur dhe përdorur nga studentët në lëndët si: “E drejta penale europiane”; “E Drejta informatike”; “Juridiksionet penale ndërkombëtare”; etj.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë,i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik, për programet e studimit: MP “E Drejtë civile”; MP “E Drejtë penale”; MP “E Drejtë publike”; M.Sc. në “Drejtësi me profil: Civile”; M.Sc. në “Drejtësi me profil: Penale” dhe M.Sc. në “Drejtësi me profil: Publike”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT