VENDIM
Nr. 27, datë 27.03.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERISTIKË”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Infermieristikë”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli” Korçë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra
f) Kredite (ECTS): 90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: Nuk ka parashikim
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Infermieristikë”, i përmbush standardet shtetërore të cilësisë dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse që lidhen me kurrikulën, stafin, kushtet e praktikës pedagogjike dhe të tjera.
2. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Infermieristikë” me elementët e mësipërm të hapet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË