VENDIM
Nr. 28, datë 27.03.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSIMDHËNIE E KIMISË NË ARSIMIN E MESËM TË ULËT”, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI PËR ARSIMIN E MESËM NË BIOLOGJI ME PROFIL MINOR KIMI”, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSIMDHËNIE E KIMISË NË ARSIMIN E MESËM TË LARTË” DHE MASTER I SHKENCAVE NË “BIOLOGJI MJEDISORE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programeve të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Teknike
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra
f) Kredite (ECTS): 90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 40 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji me profil Minor Kimi”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Teknike
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra
f) Kredite (ECTS): 90 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 60 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Teknike
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 20 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Teknike
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Shqip
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
Programet e studimit Master Profesional në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët”; Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji me profil Minor Kimi”; Master i Shkencave në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë”dhe Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore” kanë mangësi në dokumentacionin e dorëzuar dhe nuk përmbushin disa nga standardet shtetërore të cilësisë, që lidhen me: organizimin e planit mësimor; stafin e mjaftueshëm akademik dhe me shkallën e kualifikimit të tij; studimin mbi nevojat e tregut të punës; infrastrukturën mbështetëse për realizimin e praktikave profesionale të studentëve për këto programe studimi; si dhe nuk janë deklaruar institucionet bashkëpunuese dhe nuk janë paraqitur marrëveshjet përkatëse për realizimin e këtyre praktikave.
Për këto arsye KA jep vlerësimet përfundimtare si më poshtë:
1. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët” me elementët e mësipërm të mos hapet.
2. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji me profil Minor Kimi” me elementët e mësipërm të mos hapet.
3. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë” me elementët e mësipërm të mos hapet.
4. Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore” me elementët e mësipërm të mos hapet.
5. Duke qenë se këto programe studimi janë hapur tashmë, me VKM Nr. 744, datë 05.09.2013 dhe VKM Nr. 668, datë 15.10.2014 dhe kanë aktualisht studentë, KA i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të mos akordojë kuota studimi në vijim për programet e studimit Master Profesional dhe Master i Shkencave. Për Master i Shkencave të parashikojë mundësi transferimi të studentëve në proces, në programe të ngjashme në Institucione të tjera të Arsimit të Lartë.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË