Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 29, datë 27.03.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI”, TË UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E STUDIMEVE TË FIRENCES, ITALI

VENDIM
Nr. 29, datë 27.03.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI DHE MJEDISI”, TË UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E STUDIMEVE TË FIRENCES, ITALI

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a)    Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi”
b)    Cikli i studimit: Cikli i Parë
c)    Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Firences, Itali
d)    Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, në UNIZKM dhe Departamentit të Inxhinierisë Civile dhe të Mjedisit, në Universitetin e Studimeve të Firences, Itali
e)    Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
f)    Kredite (ECTS): 180 ECTS
g)    Forma e studimi: me kohë të plotë
h)    Gjuha e studimeve: Italisht
i)    Diploma që lëshohet: Diplomë e dyfishtë nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Studimeve të Firences, Itali
j)    Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: të paktën 30 studentë
k)    Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.    Programi i përbashkët i studimit Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi”, që përfundon me diplomë të dyfishtë, lëshuar përkatësisht nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Studimeve të Firences, Itali, i përmbush standardet e cilësisë dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse. Për këtë arsye KA jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2.    Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i përbashkët i studimit Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi dhe Mjedisi”, që përfundon me diplomë të dyfishtë lëshuar përkatësisht nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Studimeve të Firences, Itali me elementët e mësipërm të hapet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË