Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 293, datë 20.12.2011, Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. TEKNOLOGJI INFORMACONI DHE KOMUNIKIMI

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 155 datë 18.02.2011, të Programit të ri të studimit “Bachelor në Teknologji informacioni dhe komunikimi”, të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Teknologji informacioni dhe komunikimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqiten argumenta bindës se si dhe ku do të realizohet praktika profesionale.
 Të paraqiten mënyrat se si do të arrihen objektivat e programit të studimit gjatë zhvillimit të praktikës profesionale.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Teknologji informacioni dhe komunikimi
të hapet

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.