Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 295, datë 20.12.2011, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. SOCIOLOGJI EDUKIMI
2. ADMINISTRIM I INSTITUCIONEVE SOCIALE NË SISTEMIN E DREJTËSISË

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. PSIKOLOGJI, me profil:
a. Psikologji Klinike
2. PSIKOLOGJI, me profil:
a. Psikologji Organizacionale
3. PSIKOLOGJI, me profil:
a. Psikologji Shkollore

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e reja të Studimit, Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Sociologji Edukimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Administrim i Institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Psikologji, me profil: Psikologji Klinike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Psikologji, me profil: Psikologji Organizacionale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Psikologji, me profil: Psikologji Shkollore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Sociologji Edukimi
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim i Institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji, me profil: Psikologji Klinike
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji, me profil: Psikologji Organizacionale
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji, me profil: Psikologji Shkollore
të hapet

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.