Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 297, datë 13.01.2012 - Akademia e Arteve, Shkodër

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 297, datë 13.01.2012


Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

1.   VIOLINË
2.   PIANO
3.   KANTO
4.   KOMPOZICION
5.   DIRIGJIM
6.   PIKTURË

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e reja të Studimit, Bachelor, të kërkuar nga Akademia e Arteve, Shkodër, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.     Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Violinë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin:Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.

2.     Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Piano”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.

3.     Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Kanto”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.

4.     Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Kompozicion”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.

5.     Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Dirigjim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.

6.     Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Pikturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të paraqitet lista e personelit akademik, të angazhuar në këtë program studimi.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

      Programi i Studimit:                              Bachelor në Violinë
                                                                    të hapet
      Programi i Studimit:                              Bachelor në Piano
                                                                    të hapet
      Programi i Studimit:                              Bachelor në Kanto
                                                                    të hapet
      Programi i Studimit:                              Bachelor në Kompozicion
                                                                    të hapet
      Programi i Studimit:                              Bachelor në Dirigjim
                                                                    të hapet
      Programi i Studimit:                              Bachelor në Pikturë
                                                                    të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT

Bardhyl MUSAI              Kryetar        __________________________
Anila HODA                            Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ                Anëtar                   __________________________
Emil LAMANI                 Anëtar                   __________________________
Vladimir NIKA               Anëtar                   __________________________
Shyqyri LLACI                Anëtar                   __________________________
Edlira LATE                  Anëtar                   __________________________
Ilir BOZGO                    Anëtar                   __________________________
Qamil DIKA                             Anëtar                   __________________________
Zj. Anila Hoda dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.